Kosovari ngritë në këmbë Gjykatën e Lartë zvicerane për helmim të shpendëve

43 Lexime

Foto simbolike nga Shkupi

 

 

10:28:06                 2017-12-12

 

 

 

Gjykata e Lartë e Kantonit Cyrih në Zvicër, të hënën është marrë me një përkujdesës kosovar 37-vjeçar të pëllumbave. Ai e kishte përgatitur për të fluturuar një pëllumb me helm, me shpresë se shpendi grabitqar do ta kapte dhe do të helmohej me mishin e tij.

 

Në mars të këtij viti, Gjykata rajonale e Bülach e kishte dënuar kosovarin me një dënim me kusht prej 300 mëditjeve me nga 30 franga, si dhe me një gjobë prej 1.500 frangash zvicerane.

 

Gjykata rajonale ka konstatuar se ai i ka përgatitur puplat e njërit nga pëllumbat e vet me një helm efikas të bimëve, me qëllim që t`i helmojë shpezët grabitqarëMegjithatë, pëllumbi ishte kapur para se të shkaktonte ndonjë dëm.

 

Për shkak të keqtrajtimit të kafshëve, Prokuroria kishte kërkuar dënim me kusht prej njëmbëdhjetë muajsh burg, si dhe gjobë prej 1.500 frangash. Pala mbrojtëse nga ana tjetër, ka apeluar për lirim nga akuza. Sipas tij, nuk janë gjetur prova ndaj të akuzuarit, prandaj lëndën ai e ka transferuar në Gjykatën e Lartë.

 

Tani, Gjykata e Lartë e ka dënuar kosovarin me 15 muaj burgim me lusht si dhe gjobë prej 1.500 frangash.

 

Sipas Organizatës „Kafshët sipas Ligjit“, supozohet se është hera e parë në Zvicër që një rast i ashtuquajtur „Pëllumbi kamikazë“ është duke u shqyrtuar nga instanca e dytë. Në përgjithësi, hera e parë që një rast i tillë ishte bërë çështje gjyqësore, ka qenë ai me shtetasin maqedonas në qershor të vitit të kaluar, shkruan „Landbote“, përcjellë „Shtegu.com“. Atëbotë, në Dielsdorf ishte dënuar shtetasi 42-vjeçar maqedonas për shkak të një mobilizimi të një „pëllumbi kamikazë“, me burgim me kusht prej njëmbëdhjetë muajsh dhe një gjobë prej 4.000 frangash. Shtetasi maqedonas e kishte akceptuar vendimin.

 

Gjatë viteve të fundit, në Zvicër gjithnjë e më tepër janë shtuar sulmet me helm ndaj shpezëve grabitqarë të mbrojtur me Ligj. Por, zakonisht haset në vështirësi për t`i gjetur përgjegjësit, pasi ata ua heqin unazën e identifikimit nga këmba pëllumbave që i dërgojnë në vdekje. (Shtegu.com)