Kjo familje me katër fëmijë kaloi përmes Maqedonisë në kamion të mbyllur

31 Lexime

17:43:40             2017-12-20

 

Pamje që ta thyejnë zemrën janë vërejtur pas një odiseade disaditore të një familjeje refugjatësh.

 

Policia gjermane në Taucha (Saksoni), të martën ka shpëtuar një familje refugjatësh me katër fëmijë nga një kamion. Plotësisht të dehidruar, të uritur dhe me forcat e fundit ata kishin trokitur në muret e brendshëm të kamionit!

 

 

Një vozitës nga Greqia, pasditen e sotme është ndalur pak para Leipzigut në Gjermani. Tre ditë të tëra i ka pasur duke drejtuar automjetin e rëndë. Paprtimas ai dëgjon trokitje nga brendia e kamionit. Vozitësi menjëherë ka alarmuar sipërmarrësin e vet dhe më në fund policinë gjermane.

 

 

Në një pikë karburantesh, policët kanë hapur pjesën e pasme të kamionit dhe e kanë liruar familjen: Nëna, babai, një djalosh me të vëllain më të vogël dhe dy vajzat të vogla.
„Të gjithë kanë qenë të dehidruar, kishin etje dhe në vendngjarje u shërbyen“, ka pohuar një zëdhnëse e policisë, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“. Ata kanë pasur me vete edhe një valixhe me vete, por ushqimin e kishin harxhuar kohë më parë.

 

 

Kamioni ka ardhur nga Greqia, përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Çekisë, për në Gjermani.

 

Përpos se janë të dehidruar e gjithë familja nuk ka pësuar dëme të tjera. Për momentin ata janë pranuar nga Enti gjerman i migrimit në një qendër strehimi në Leipzig. (Shtegu.com)