Gjermania „vajton“ për infermierë nga Maqedonia

Date:

10:43:23                  2017-12-21

 

 

 

Shefi i klinikës së qarkut „Ebersberg“ në Gjermani, Stefan Huber, është i mendimit se në sektorin e përkujdesjes duhet më tepër vlerësim për të punësuarit, edhe ate jo vetëm në aspektin financiar. Spitali në këtë rrethinë është punëdhënësi më i madh në rajon. Aty janë të punësuar plot 970 persona, disa me orar të plotë e të tjerët me orar të pjesërishëm. Në sektorin e përkujdesjes janë të punësuar 230 persona me orar të plotë të punës, shkruan „philippinenmagazin“, përcjellë „Shtegu.com“. Por, institucioni gjithnjë e më tepër është duke hasur në probleme për gjetjen e bashkëpunëtorëve. Për momentin 15 vende të punës janë të lira, ka spjeguar gjatë një takimi. Pesë prej tyre do të plotësohen së shpejti, ndërsa të tjerët nga mesi i vitit. Tregu i punës për personel të përkujdesjes për momentin është ndërprerë. Në kërkim të personelit është udhëtuar për Serbi dhe Shqipëri, por kjo nuk është e mjaftueshme.

 

Sipas Huberit, ekziston një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Bashkimit Europian dhe Filipineve. Përmes një ndërmjetësuesi, Klinika e Ebersbergut ka kontakt të drejtpërdrejtë me një shkollë të atjeshme. Në këtë institucion do të trajnohen 30 për qind të personelit sipas nevojave lokale, por me standart europian. Përpos kësaj, praktikantët do të mësojnë edhe gjuhën gjermane, që i përmbushin kërkesat e Gjermanisë. Fuqia e parë punëtore nga ky program pritet të punësohen pas një vit e gjysmë deri në dy vite. Mandej bëhet fjalë edhe për integrimin. Me këtë rast, klinika ka krijuar përvojë të mirë, në mes tjerash edhe me bashkëpunëtorët aktualë, të cilët para 20 vitesh erdhën nga Maqedonia.

 

Huberi më tej ka sqaruar se nuk mund të sjellin personel nga vende të tjera, prandaj ai është duke kërkuar alternativa të tjera. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...