Kjo është komuna zvicerane që jep 1.500 franga për banorët e rinj, por me një kusht
15:19:09 2019-08-06
Komuna Grossdietwil e Lucernit në Zvicër, personave të moshës nën tridhjetëvjeçare u jep nga 1.500 franga. Por, ai që e dëshiron këtë bonus, duhet t`i përmbushë disa kushte.
Komuna Grossdietwil tregon falënderim ndaj banorëve të rinj që vendosen aty: Banorët të cilët janë të moshës më të rinj se 30 vjeç dhe që për herë të parë largohen nga shtëpia, pranojnë nga 1.500 franga zvicerane, po që se marrin ndonjë banesë në këtë komunë.
Nëse dëshironi këtë dhuratë, duhet të aplikoni në këshillin komunal. Kryebashkiaku Reto Frank, për „Willisauer Bote“ ka deklaruar se pranuesit e bonusit nuk do të kenë përgjegjësi të tjera, njofton portali Shtegu.com. Për këtë bonus, nuk do të ketë ndonjë periudhë minimale të qirasë. Kërkesa e vetme është që aplikantët të jenë nën 30 vjeç dhe për herë të parë të jenë shpërnuglur nga shtëpia.
Më tej, Frank ka pohuar se bonusi nuk është ndonjë joshje, por një njohje. „Ai e pasuron jetën tonë të fshatit me ide të freskëta dhe të guximshme“.
Këshilli komunal e justifikoi futjen e bonusit të qëndrimit me rritjen e furnizimit të banesave në komunë. Për ndryshim nga e kaluara, ekziston një gjasë për të gjetur një vend për të qëndruar, tha Frank.
Grossdietwil ndodhet në veri të Lucernit, midis Willisau dhe Langenthal. Numri i banorëve është rritur me 30 banorë të tjerë, duke arritur shifrën prej 865 në katër vitet e fundit. Për të ardhurit, sipas kryebashkiakut Frank, një bonus nuk është ndonjë çështje.
