Dy valixhe të braktisura, shkak i mbylljes së Euro-Aeroportit në Bazel

Date:

14:55:45        2019-08-06

 

Pasditen e së martës, Euro-Aeroporti i Bazelit është mbyllur dhe evakuuar për shkak të dy valixheve të lëna pa mbikëqyrje. Pak para orës 14.00, aeroporti sërish është liruar për të hyrë në te, raportojnë disa lexues të „20 Minuten“, informon Shtegu.com.

Gjatë ditës së martë, në Euro-Aeroport nuk është lejuar hyrja për dy orë të tëra. Ai ishte evakuuar për shkak të dy valixheve pa mbikëqyrje. „Në aeroport arrita rreth orës 11.30 dhe doja të hyja brenda. Në atë moment u mbyllën të gjitha dyert dhe filloi evakuimi i ndërtesës. Nuk ishim të njoftuar se çfarë po ndodhte brenda”, ka pohuar një dëshmitar.

Siç tha zëdhënësja përgjegjëse e mediave, Vivienne Gaskell, në ndërtesë u konstatuan dy valixhe të braktisura pa mbikëqyrje të ndokujt. Pasi pronarët e tyre nuk raportuan përmes njoftimeve të altoparlantit, për hir të sigurisë është vendosur të evakuohet ndërtesa.

Aeroporti u rihap pak para orës 14.00, spjegon një dëshmitare tjetër. „Megjithëse isha një nga të parët që arrita te porta, tani më ka ikur avioni“, thotë ajo. Tani ajo është duke shpresuar për ndonjë kompensim.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...