Këpuctari shqiptar Albert Gjukaj i njohur si artist për këpucë elegante

107 Lexime

Albert Gjukaj është këpuctari shqiptar nga Lucerni i cili tashmë është i njohur në tërë rruzullin tokësor si njëri ndër lustruesit më të mirë të këpucëve, që e dëshmojnë shumë mirënjohje

Të kesh gjithmonë këpucë krejtësisht të pastra kërkon kohë dhe përpjekje. Ka njerëz si Albert Gjukaj që bëjnë pikërisht këtë, që është edhe pastrimi dhe lustrimi i këpucëve – veçanërisht këpucët prej lëkure. Për rreth tre vjet e gjysmë ai ka drejtuar një dyqan këpuctarësh në rrugën “Pilatusstrasse” në Lucern, ku riparon dhe lustron këpucë lëkure të të gjitha llojeve.

Alberti pohon se punimin e shkëlqyesit të këpucëve e bën tërësisht me dorë, ashtu siç e bënte vetë me këpucët: “Unë punoj pa makineri. Unë e mbështjelli një rrip pëlhure të bardhë pambuku fort rreth gishtit tim tregues dhe të mesit. Më pas aplikoj një produkt për kujdesin e dyllit pa ngjyrë dhe e punoj imët në lëkurë me lëvizje rrethore”. Në mes, ai hedh një pikë ujë me majën e gishtit të unazës në sipërfaqen e këpucës, e cila bashkohet me dyllin dhe formon shkëlqimin.

Zakonisht Albertiti i duhen rreth 30 minuta që një këpucë të shkëlqejë si pasqyrë. Por, jo vetëm. Alberti ka marr një porosi nga nje klient i vet, i cili ka porositur këpucë unikate nga lëkura e krokodili nga Australia e që kushtojnë 19 mijë euro. „Keto kepucë i kam mbaruar une personalisht prej fillimit. Përndryshe, mbaroj edhe këpucë elegante me masë e sipas dëshirës së çdo klienti“, thotë Alberti enkas për portalin Shtegu. Kërkesa dhe porosi vijnë nga e gjithë bota ku edhe ka shumë klientë.

Albert Gjukaj është i njohur me nofkën e tij Mr. Dapper, ashtu siç quhet edhe lokali i tij në Lucern.