Kemi, apo s’kemi arsyetim?

Date:

01.01.2020

Artan Musliu

Mbrëmë, me arsyetimin se duhet festuar, u dogjën 36.000.000€ apo 1800 shtëpi (nëse vlera e saj llogaritet 20000€).

Ose nëse merret parasysh kostoja e shpenzimeve 200€, si kosto mesatare e shpenzimeve mujore për një familje, atëherë i bie se ne kemi shpenzuar ushqimin e 180000 familjeve.

Mos të harrojmë se e tërë kjo ka ndodhur në një vend ku shkalla e varfërisë së skajshme është shumë e lartë, e po ashtu edhe shkalla e papunësisë…

E nëse tërë ato „krisma“ do shkrepeshin kur është dashur padyshim se „Molla e Kuqe“ do mbetej në mes të territorit të Kosovës…

E ndërsa nëse i kthehemi asaj pyetjes hipokrite të shqiptarëve se: A më mirë është të shkohet në Haxh apo të ndihmohen të varfërit…?

Kjo shumë i bie sa vlera e 9000 haxhilerëve, nëse vlera e një haxhiu llogaritet 4000€.

Nëse tërë këtë e mbështesim tek ajo thënia popullore „Dita e mirë shihet në mengjes“, atëherë nuk kemi çka flasim tutje për këtë vit kur fillimi i tij është i tillë…

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...