LAJME

Kapitulimi i Maqedonisë ndaj politikës migruese

38 Lexime

Në krizën europiane të refugjatëve, është shfaqur një pikë e re vlimi: Mijëra refugjatë po përpiqen që përmes hapësirës ballkanike të emigrojnë në Europën Perëndimore. Sidomos në Maqedoni, situata është tejet dramatike, shkruan „Focus“-i gjerman. Autoritetet maqedonase thjeshtë, kanë kapituluar. Vallë, a mund të ndihmojë ndonjë strategji e re europiane?

 

Numri i refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, të cilët përmes hapësirës ballkanike përpiqen të emigrojnë në Europën Perëndimore, është duke u rritur në mënyrë drastike. Brenda ditës, në kufirin greko-maqedonas vijnë rreth 2 mijë refugjatë, dyfish më shumë se sa para një jave, raporton një organizatë private humanitare gjatë të dielës së kaluar. Ndihmësit janë të zhgënjyer me planet e Hungarisë që deri në fund të gushtit të ndërtojë barriera përreth kufirit të saj.

 

mazedonien-schlafen-am-bahnhof

 

Në qytetin e Maqedonisë Gjevgjeli, në kufirin greko-maqedonas janë duke u zhvilluar ngjarje dramatike, thonë dëshmiotarët e ngjarjes. Qindra persona, me dhunë po përpiqen që të zënë ndonjë vend në trenin në drejtim të Serbisë.

Politika dhe mediet maqedonase, kaosin e refugjatëve në vendin e tyre e kanë paraqitur me një jehonë të madhe. Nuk kanë të ndalur ndihmat, si nga Kryqi i kuq, poashtu edhe nga organizata të tjera humanitare. Policia maqedonase si duket është dorëzuar që të ushtrojë kontrollin ndaj masës së madhe të refugjatëve.

 

Në fakt, çdo refugjat duhet të regjistrohet. Më pas, ata duhet të pranojnë një leje transitore të vlefshme 72 orë. E njëjta gjë ndodhë edhe në qytetin e Serbisë Jugore të Preshevës, nga i cili refugjatët pa kurrfarë dokumenti vazhdojnë udhëtimin për në Europën Perëndimore e sidomos për Gjermani.

 

Në relacionin prej Greqisë përmes Maqedonisë, rregullisht qarkullojnë tre trenë për në Serbi, me një kontigjent prej 450 ulëseve. Përpos kësaj, ekziston edhe një lidhje ndërkombëtare e komunikacionit hekurudhor nga Greqia për në Serbi.

 

Politikanët lokalë janë ankuar se janë lënë nën mëshirën e kasaphanes së refugjatëve nga qeveritë e veta, ndërsa në Gjevgjeli rreth 10.000 banorë kanë shprehur orientimin e tyre kundër kësaj politike.

 

Javëve të ardhshme pritet ndonjë strategji e re europiane për refugjatët. (Shtegu.com)