Kanita Suma synon “Këngën Magjike” me një baladë për nënën

Date:

Këngëtarja zëbukur nga Shkupi, Kanita Suma, vjen për publikun shqiptar me një baladë për nënën, në bashkëpunim me këngëtaren Leonora Poloska.

Vogëlushja e cila u bë e njohur me kandidimin e saj në X-Factor Albania, ka zgjedhur këtë herë të garojë në një festival  përballë yjeve më të mëdha të muzikës shqiptare.

“Digjem për Ty, nënë” quhet kënga me të cilën Kanita dhe Leonora do të marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në Tiranë, që do të mbahet në dhjetor.

Burime të afërta me Kanitën bëjnë me dije për “Zhurnal” se kënga e re do të ketë paraqitjen e saj të parë më 16 nëntor, në emisionin “E diela shqiptare” të shoumenit të njohur Ardit Gjebrea, në TV Klan.

Autor i teksti është Leonora Poloska, kurse muzika është kompozuar nga Darko Dimitrov.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...