Zhduken një djalë dhe një vajzë e mitur nga Shkupi

Date:

Shkup, 2 nëntor – Një djalë dhe një vajzë nga Shkupi janë shpallur si të zhdukur nga familjarët e tyre.

Policia bëri me dije se shtetasja A.E (15), banuese e lagjes Çair, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, 24 orë pasi është larguar.

Ndërkohë, bëhet me dije se edhe i riu 27 vjeç nga Shkupi, është zhdukur pa nam e nishan.

Fjala është për shtetasin M.M, i cili ka dy ditë që nuk është kthyer në shtëpi.

Komunikimi i tij i fundit ka qenë biseda me të ëmën e tij, së cilës i kishte thënë se po vdes dhe nuk do të kthehet më, dhe më pas kishte fikur celularin.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e dy të zhdukurve.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...