Kanada me qeveri të re – 15 femra, 15 meshkuj
Kryeministri i sapozgjedhur kanadez, Justrin Trudeau, të mërkurën dha betimin, duke shpalosur kabinetin e liberalëve, të cilët fituan bindshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Si djalë i ish-kryeministrit, Jasque Trudeau, Justin riktheu në pushtet Partinë Liberale, duke u zotuar se do të punojë shtigjeve të bababit të tij të ndjerë, i cili shkëputi hegjemonizmin britanik gjatë periudhës së qeverisjes së tij – 1967-1982.
Në përbërjen e kabinetit të Trudeau janë 15 femra dhe 15 meshkuj. E veçanta e përbërjes së re qeverisëse është se përzgjedhja është kolorit i relitetit kanadez. Katër ministra janë emigrantë që nuk kanë lindur në Kanada, dy ministra janë aborixhinë, gjashtë jane frankofonë (përfshi edhe kryeministrin), ka të moshës së re, mesomoshë dhe veteranë në politikë.
Po ashtu, përzgjedhja është bërë edhe në baza gjeografike, ku secila provincë përfaqësohet nga ministra. Për herë të parë zgjedhet një ministër me aftësi të kufizuara fizike. Ministreshë e institucioneve është zgjedhur Mayram Monsuf, e cila në moshen 11-vjeçare, nga Afganistani emigron në Kanada.
Është kënaqësi dhe nderë të jesh qytetar i kësaj qeverie, sepse e di se ata janë shërbyes të qytetarëve dhe ashtu e trajtojnë veten.
Një shembull për burreshtetasit që e duan vendin dhe qytetarët e tyre!
N. Murseli (nga postimi i tij në Facebook)