Kabrioleti zviceran jepet falas, askush nuk interesohet për te

Date:

16:36:20                     2016-04-06

 

 

 

 

Në Rorschach SG të Zvicrës, gjithçka mund të gjendet falas: Qytetarët jo vetëm që në rrugë ofrojnë divane dhe mobilja falas, por edhe vetura.

 

 

 

„Nuk ka diçka, që nuk ka“, ka shkruar të mërkurën një përdorues i rrjeteve sociale. Ai aludonte në një veturë të llojit „Opel“, i cili tash e disa ditë është duke qëndruar në rrugën „Franklinstrasse“ në një vendparkim publik. Në veturë është ngjitur një mbishkrim në të cilin shënon „falas“. Xhamat e veturës së dëmtuar lehtë janë të hapur dhe i mungojnë autotargat dhe celësat.

 

 

 

Për ofrimin e kësaj veture janë befasuar edhe banorët e „Franklinstrasse“. „Është kurioze që një veturë, pa autotarga, me ditë të tëra është duke qëndruar në rrugën tonë“, ka pohuar për „20 Minuten“ një banor i rrethit, njofton „Shtegu.com“. Edhe një tjetër banore ka dëshmuar se vetura që nga e premtja është duke qëndruar e parkuar në rrugë, por që askend nuk e ka interesuar shumë.

 

 

89C669D2DE9C49E3C576202731FBF428

 

 

 

Policia tashmë ka njohuri për veturën e braktisur. „Jemi informuar nga popullata për `kabrioletin`“, ka deklaruar Hanspeter Krüsi, zëdhënës i policisë kantonale të St. Gallenit. Përmes numrave serikë të veturës policia ka arritur të gjejë pronarin e veturës, i cili para pak kohësh është zhvendosur nga afërsia. Sipas zëdhënësit, pronari i veturës nuk e ka ngjitur mbishkrimin „falas“, por me siguri ndokush ka tentuar të bëjë shaka.

 

 

 

Në parim, parkimi i një veture pa autotarga në vendparkim publik, në Zvicër është i ndaluar. Policia tashmë i ka dhënë një afat pronarit që ta largojë veturën, përdryshe duhet të llogarisë në përballje me ligjin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...