Gjermania e ndan familjen nga Kosova, i „birëson“ dy fëmijë të saj

Date:

15:33:07            2019-04-26

 

 

Nxënësit e gjimnazit „Sebastian-Münster“ në Ingelheim të Gjermanisë, kanë protestuar kundër dëbimit të një familjeje për në Kosovë. Sipas të dhënave të tyre, ata kanë grumbulluar rreth 400 nënshkrime. Ata kanë dashur ta tërheqin vëmendjne e opinionit ndaj këtij rasti. Sipas administratës së shkollës, studentët gjithashtu kishin filluar edhe një peticion në internet, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Gjatë javës së kaluar, një familja kosovare nga Ingelheimi ishte kapur nga punëtorët e zyrës së imigracionit dhe ishte deportuar në Kosovë. Midis tyre edhe dy nxënës.

 

Tani është konfirmuar se të dy fëmijët mund të vijnë në Gjermani dhe do të merren nga një familje mikpritëse në Ingelheim. Këtë e ka bërë publike kisha protestante vendoer, shkruan „SëR“, njjofton Shtegu.com. Dy familje gjermane kanë pranuar t`i marrin fëmijët, të cilët vendosën për njërën prej tyre. Tani duhet të përfundojnë disa formalitete juridike edhe në gjuhën shqipe. Kjo është arsyeja se ndoshta procedura do të zgjasë deri në pushimet verore, derisa fëmijët të kthehen në Ingelheim. Pas protestës së shumë banorëve të Ingelheimit, kundër dëbimit të familjes pesanëtarëshe kosovare, komuna në Mainz-Bingen kishte lejuar që të dy fëmijët e shkollës të vinin përsëri me një vizë të vlefshme në Gjermani, me kusht që përkrahësit e tyre të përkujdesen për strehimin e tyre dhe të sigurojnë jetesën e tyre.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...