Joserioziteti i deputetes Mehmeti ndaj çështjes së Kosovës

Date:

01:21:43           2016-01-31

 

 

Deputetja shqiptare nga Maqedonia, Ermira Mehmeti, ende nuk është prononcuar për mediat për mungesën e saj në mbledhjen e Asamblesë së Këshillit të Evropës, ku u votua rezoluta për Kosovën së bashku me katër amendime të propozuara nga Serbia.

Amendamenti 10 për kalimin e disa kompetencave tek UNMIK-u që rikthen disa nga standardet e para pavarësisë, u rrëzua për vetëm një votë. Në momentin e votimit mungoi Mehmeti, ndërsa emri i saj u përmend disa herë në sallë nga drejtuesi i seancës së Asamblesë në Strasburg, sepse kishte regjistruar emrin për fjalim.

Duke iu përgjigjur interesit të komentuesve në Facebook për mungesën e saj, deputetja shkruan se në momentin e votimit ishte rrugës për në Shkup.

“Rendi i ditës për debatin, për fat të keq, ndryshoi në mëngjes dhe unë e kisha fluturimin pasdite”, shkruan mes të tjerash Mehmeti.

Por, ky arsyetim nuk e ka bindur njërin nga komentuesit, i cili shkruan se fluturimet duhet të anulohen kur janë në pyetje interesat kombëtare. /Top Channel/

 

 

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...