Jetesa e dy familjeve shqiptare në shtëpinë e rrënuar franceze (VIDEO)

80 Lexime

Që nga muaji prill i këtij viti, dy familje shqiptare ishin vendosur në një hapësirë që i takon qytetit Blois në Francë. Ishte vetëm një zgjidhje emergjente, e toleruar nga komuna, por shtëpia e shkatërruar në të cilën ata janë vendosur është e rrezikshme dhe duhet të rrënohet. Shqiptarët kishin ikur nga vendi i tyre për shkak të kërcënimit me vdekje.

Por, nga mesi i shtatorit, punimet për rrënimin e shtëpisë duhet të fillojnë dhe shqiptarët duhet të largohen me gjësendet e tyre, njofton „Shtegu.com“. Ndërkaq, për këto dy familje, kërkesa e azilit e të cilave është refuzuar, nuk ka shenja se situata do të përmirësohet. Vetëm një anëtar i tyre, një djalosh student, mund të stacionohet në një shtëpi studentësh, ndërsa për të tjerët ende nuk ka ndonjë zgjidhje.

Qyteti Blois nuk e ka ndërmend të ofrojë edhe ndonjë lokacion tjetër për këto familje, duke ua dorëzuar rastin shërbimeve shtetërore.