Jakup Berisha nënshkruan për Shkëndijën

212 Lexime

11:16:51                 2019-01-30

 

 

KF Shkëndija e Tetovës, ka nënshkruar një marrëveshje me futbollistin e talentuar nga Shkupi, Jakup Berisha. Mesfushori ofenziv vjen nga rradhët e Vardarit, ndërsa pas nënshkrimit i është bashkuar ekipit në Antalia.

Lidhur me këtë transfer, klubi në ueb faqen e tij ka shkruar: „Kuqezinjtë përveç të tashmes me shumë përkushtim mendojnë edhe për të ardhmen. Në këtë drejtim klubi me kënaqësi komunikon angazhimin e futbollistit 18-të vjeçar Jakup Berisha. Mesfushori i talentuar pranon ofertën e kryesisë së Shkëndijës dhe braktis Vardarin e Shkupit, për tu lidhur me kontratë profesionale me skuadrën tonë. Berisha pasi ka zyrtarizuar kalimin në Tetovë, menjëherë pas firmës ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin për të vijuar fazën përgatitore.

Ndërkohë zyrtarisht me kuqezinjtë firmosin edhe Berat Beqiri e Zija Merxhani. 22 vjeçari Beqiri luan si anësorë krahu, ka nisur karierën në Danimarkë ndërsa pasi kalon fazën testuese firmos me kuqezinjtë. Mbrojtësi i majtë Merxhani është lojtar i ritur në shkollën e Shkëndijës, ndërsa luajti si huazim te Drita e Bogovinës, Gostivari dhe Struga Trim Lum.

Rritja e performansave bënë të rikthehet në skuadër si alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes“.