Ja si duket vozitësi maqedonas që konsumon kokainë gjatë vozitjes në Gjermani

Date:

18:54:52              2017-10-19

 

 

 

Paraditen e së mërkurës, në pikën kufitare Ruhstorf an der Rott të autostradës gjermane A 3, është realizuar një kontroll mbi veturën e llojit „BMW“ nga Maqedonia. Tek vozitësi 34-vjeçar maqedonas policia gjermane ka dyshuar në konsumim të lëndëve narkotike. Ndaj tij është kryer testi i urinës, i cili ka rezultuar me konsumim të kokainës. Pas kësaj, policia gjermane e ka dërguar maqedonasin në spitalin më të afërt për t`ia kontrolluar gjakun, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Për gjobën që do të pasojë, ai është dashur të deponojë 500 euro para të gatshme. Vozitja e mëtejme i është ndaluar për 24 orët e ardhshme. „Shtegu.com“

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...