Gjaku deri në gju, bariu i inatosur therë 135 dele dhe katër qenë

77 Lexime

09:08:48                    2017-10-20

 

 

 

 

Në ujdhesën e Sardenjës ka ndodhur një kasaphane e vërtetë. Një bari italian ia ka prerë fytin gjithë kopesë së tij me dele, ndërsa vetëm një qen ka mundur të mbijetojë.

 

Bariu 62-vjeçar italian e ka kryer këtë vepër pasi kooperativa lokale nuk ka dashir t`ia blejë qumështin. Me një thikë të vetme ai i ka therë 135 dele, ndërsa policia italiane përpos deleve ka gjetur edhe katër qenë të mbytur, shkruan gazeta italiane „La Nuova“ përcjellë „Shtegu.com“. Ajo dyshon se fillimisht qenët janë vrarë, e më pas gjithashtu janë prerë në fyt.

 

Sipas informatave të mëtutjeshme, qeni i pestë ka arritur tu mbijetojë plagëve dhe tashmë është duke luftuar për jetë në një klinikë kafshësh në qytetin Sassari. Ngjarja ka ndodhur para një jave në një fshat në afërsi të Sassarit. Blegtorët e tjerë e kanë hetuar rastin pas kundërmimit të rëndë të deleve të masakruara.

 

Më tej thuhet se kooperativa nuk ka dashur të bashkëpunojë me bariun për shkak se në qumështin e tij janë gjetur mikrobe të shumtë. Pas kryerjes së veprës, ai ka arritur të fshihet për disa ditë nëpër pyje, por me ndihmën e pylltarëve policia e ka gjetur.

 

Bariu 62-vjeçar ka qenë edhe më parë i njohur për policinë për vepra të tjera të dhunës së ushtruar dhe tashmë gjendet në paraburgim. (Shtegu.com)