Në aksident komunikacioni në Zvicër humbin jetën dy të rinj

Date:

17:50:08               2017-10-19

 

 

 

Natën e së enjtes, dy persona e kanë humbur jetën gjatë një aksidenti në afësri të lokacionit Nax në Zvicër. Policia e Kantonit Valis është në kërkim të dëshmitarëve.

Dyshohet se shkak i fatkeqësisë ka qenë shpejtësia e madhe, me ç`rast vozitësi e ka humbur kontrolln mbi veturë. Me këtë rast, vetura është përplasur në anën e djathtë të rrugës, duke goditur më pas një pemë. Vozitësi 20-vjeçar dhe bashkudhëtari i tij 27-vjeçar, që të dy me vendbanim në rrethinë, e kanë humbur jetën.

Rreth orës 06.00 të mëngjesit, një vozitës i rastit e ka hetuar aksidentin dhe menjëherë e ka alarmuar policinë, shkrujanë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Në vendngjarje kanë arritur shumë shpejt ekipet e shpëtimit, të cilat vetëm se kanë mundur ta konstatojnë vdekjen e dy të rinjve.

Rruga në këtë relacion është bllokuar dhe devijuar në drejtime të ndryshme. Prokuroria shtetërore ka filluar hetimet deri në ndriçimin e plotë të rastit. Policia e Kantonit Valis është në kërkim të dëshmitarëve që mund të japin informata lidhur me aksidentin. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...