Ja përse vjehrri nga Maqedonia vrau dhëndrrin

Date:

Në katin e mesëm të kësaj ndërtese, në anën e djathtë është zhvilluar ngjarja e rëndë

 

 

 

 

06:58:48                   2017-02-22

 

 

 

 

 

Gjatë të hënës, në Gerlafingen të Zvicrës është shkaktuar një zënkë e cila ka përfunduar me vdekjen e një shqiptari 34-vjeçar nga Maqedonia. Veprën dyshohet se e ka kryer shtetasi zviceran me perjardhje nga Maqedonia, Imran S. (54), i cili pak pas ngjarjes i është dorëzuar policisë.

 

 
E përditshmja zvicerane „Blick“ e ka vizituar të birin e autorit të dyshuar, Z. S. (21), i cili ka folur për motivin e vrasjes. „Babai im, të hënën ka pranuar një thirrje telefonike nga motra ime“, pohon djaloshi me profesion automekanik. Ajo i kishte thënë se ka probleme me bashkëshortin e saj tashmë të ndjerë Alil A. (34). Prandaj e kishte lutur që të shkonte tek ajo. Gjatë bisedës, ai e kishte dëgjuar se si Alili e kishte rrahur të bijën, ndërsa i kishte rënë edhe dëgjuesja nga dora“.

 
Z. S. për „Blick“ gjithashtu ka pohuar se babai i tij ishte nisur menjëherë duke marrë me vete një pistoletë, përcjellë „Shtegu.com“. „Ai është një tip i qetë, por kësaj radhe jo. Me vite të tëra, Alili e ka keqtrajtuar dhe kërcënuar me vdekje motrën time. Dhëndrri im gjithashtu ka pasur një armë“, ka përfunduar Z.S.

 
Se cfarë ka ndodhur mëtutje në vendngjarje, ai nuk e di. Mendimet e tij tashmë janë fokusuar në ardhmërinë e dy mbesave të cilët e humbën babanë e tyre.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...