Vetëm me shtatë mijë euro, Austria i ktheu 30 mijë refugjatët nga Kosova

Date:

22:36:39                2017-03-17

 

 

 

 

 

Ishte kjo një masë drastike për politikën e brendshme austriake: Vetëm me shpenzime prej 7 mijë eurove, nga fillimi i vitit 2015, Ministria e Brendshme austriake kishte shtypur reklama për të parandaluar turmën e refugjatëve nga Kosova. Rreth 30 mijë persona ishin nisur në drejtim të Europës, edhe pse ishte e qartë se atyre nuk do tu jepej azil.

 

 

 

 

 

„Trafikantët ju gënjejnë. Nuk ka azil në Austri për shkaqe ekonomike“. Me këto fjalë të qarta, Ministria e Brendshme austriake kishte apeluar përmes dy gazetave më të mëdha në Kosovë, para dy vitesh që populllata kosovare të qëndronte në vend. Siç dihet, nga fundi i 2014-ës dhe fillimi i 2015-ës, situata pothuajse doli plotësisht jashtë kontrollit. Vetëm brenda një jave, nga Kosova u larguan 501 persona, ndërsa bëhet fjalë për rreth 30 mijë të tjerë të cilët u nisën në drejtim të Europës.

 

 

 

 

Kryefamiljarët u larguan vullnetarisht nga puna, por edhe i çregjistruan fëmijët nga shkollat. Apeli i atëhershëm i kryeminstrit Isa Mustafa ishte: „Kthehuni, para se të eskalojë situata“.

 

 

 
Si duket, reklama e shtetit austriak kishte pasur ndikim: 32.200 persona u kthyen sërish në Kosovë, thuhet në disa kumtesa zyrtare, shkruan „Krone Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

 

Nga Austria u kthyen saktë 1.965 persona, të cilët nga fillimi i vitit 2015 u kthyen vullnetarisht në Kosovë, ndërsa 594 të tjerë u dëbuan.
Që nga fillimi i valës së refugjatëve nga Ballkani, kosovarët kanë parashtruar 2.736 kërkesa për azil, por të gjitha pa sukses.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...