Ja përse shqiptarët shërbejnë në Armatën zvicerane

Date:

09:27:08             2018-02-08

 

Nga krenaria apo nga dëshira për të gjetur punë ëndrrash: Ja se çfarë mendonjë ushtarët shqiptarë të gjeneratës së dytë (sekondos) në Armatën zvicerane.

Sekondos po përpqien që shërbimin ushtarak ta shfrytëzojnë për vetvete: Një anketë e Institutit ETH të realizuar me 1.291 rekrutë ushtarakë nga viti 2014, dëshmon se ushtarët me prejardhje të huaj migrimi, Armatën zvicerane e vlerësojnë më pozitivisht se shokët e tyre zviceranë. Në fillim të shkollës për rekrutim, 44 për qind e sekondos shpresojnë se përmes shërbimit ushtaraka, gjasat e tyre për punë përmirësohen. Tek rekrutët zviceranë shifra arrinë në 28 për qind, njofton Shtegu.com.

E përditshmja zvicerane „20 Minuten“ ka biseduar me pesë sekondos, ndërsa ne u sjellim bisedën e dy ushtarëve shqiptarë:

 

 

Visar Maliqi (29), menaxhues filiali:

„Jam i lindur në Kosovë dhe në Zvicër kam ardhur në moshën trevjeçare. Në vitin 2009 e kam kryer shkollimin për rekrut si ushtar transmetimi. Atëbotë, nuk ka pasur shumë sekondos në ushtri. Në krahasim me ushtarët zviceranë, ne me prejardhje migrimi shumë më precizë i kemi kryer obligimet ushtarake. Dhe, sjellja jonë ka qenë pak më kolegiale.

Gjatë shërbimit ushtarak, shpeshëherë kam diskutuar me shokët e mi lidhur me Zvicrën dhe politikën. Ne sekondos, pjesërisht dinim më tepër se të tjerët. Psh, eprori ynë i cili nuk ishte sekondos, nuk e dinte se sa këshilltarë nacionalë ka Zvicra. Shikuar nga retropsektiva, ushtria më ka ofruar edhe një aspekt profesional: Atje mësova të bëj diçka në jetë dhe të jem preciz në punë“.

 

 

A. B. (23), drejtimi logjistikë:

„Unë nuk jam tifoz i flaktë i armatës. Pas përjetimeve të mia në Kosovë, mund të thuhet se llogaritem më tepër si pacifist. Në ushtri jam futur vetëm për të mos paguar. Verën e kaluar kam kryer rekrutimin në flotën ajrore“.

„Duke iu falënderuar lëvizjeve të shumta dhe pasi kam ngrënë shumë pak, gjatë rekrutimit kam humbur gjithsej 18 kilogramë. Kjo ishte e vetmja gjë e mirë në ushtri. Përndryshe, gjithnjë kam pasur probleme me infeksione dhe me punëdhënësin tim, i cili nuk donte që unë të kryeja shërbimin ushtarak“. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...