Vrasja për shkak të zënkës së fëmijëve në Zvicër, kosovarit i vërtetohet dënimi me nëntë vite burg
11:41:38 2018-02-08
Gjykata e lartë zvicerane e Kantonit Ausserrhoden e ka përkrahur vendimin e Gjykatës kantonale, e cila e kishte dënuar një shtetas 52-vjeçar kosovar me nëntë vite burg, për vrasje. I dënuari, ashtu si edhe viktima janë nga Kosova dhe që nga viti 1990 jeton në Zvicër.
Në muajin mars të vitit 2015, pas një rrahje mes fëmijëve në një fushë futbolli. Edhe i biri i të burgosurit ka qenë i përfshirë në rrahje, shkruan „Tagblatt“, përcjellë Shtegu.com. Në konflikt ishin përfshinë edhe prindërit, të cilët ishin miq mes tyre dhe ishin parë shpesh të shoqëruar bashkë. Me këtë rast, 52-vjeçari me inicialet I.D e ka qëlluar disa herë me thikë në trup personin me inicialet Xh.I. 49-vjeç. Viktima është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve.
Në gusht të vitit 2016, Gjykata kantonale e Ausserrhodenit e ka dënuar 52-vjeçarin me nëntë muaj burg. Gjykata e lartë e përkrahë plotësisht këtë vendim. Vrasësi dënohet me nëntë vite burg pa kusht, ashtu siç thuhet në vendimin fuqiplotë të datës 23 janar. (Shtegu.com)