Zvicra pa pardon edhe ndaj gjermanit të cilit ia anulon Vizën B

64 Lexime

07:43:53                2018-02-08

 

Kontesti juridik e ka prolonguar dëbimin për disa vite. Një shtetas gjerman i papunë, i cili që katër vite jeton me ndihma sociale, tani duhet të largohet nga territori zviceran.

Ai për një kohë të gjatë nuk punon dhe ka shumë borxhe, një dashnore dhe një dëshirë shumë të madhe: Të mund të qëndrojë në Zvicër. Megjithatë, për shtetasin 57-vjeçar gjerman, i cili jeton në Lyss të Zvicrës që prej dhjetë vitesh, një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur. Pas Drejtorisë policore e ushtarake të Kantonit të Bernës, tani edhe Gjykata administrative ka vendsour që shtetasi gjerman duhet të largohet nga Zvicra. Arsyeja: Ai është i papunë dhe tërheqë ndihma sociale.
Gjermani në Zvicër ka ardhur në shtator të vitit 2007, duke u punësuar në një firmë tregtare për ventilim. Në vitin 2012 ka tentuar ta vazhdojë lejeqëndrimin, por gjatë verifikimit të të dhënave personale, autoritetet kanë konstatuar se ai është në kërkim të një pune dhe ndaj tij ekziston një detyrim borxhi prej rreth 150.000 frangave zvicerane si dhe llogari të papaguara prej mbi 15.000 frangave. Për këtë arsye, lejeqëndrimi iu vazhdua vetëm deri në shtator të vitit 2014.

Një vazhdim tjetër të lejeqëndrimit, Kantoni i Bernës ia ka refuzuar, duke vendosur që ai të largohet nga Zvicra. Mu këtu ka filluar kontesti juridik për personin i cili në Gjermani ka bashkëshorten dhe një djalë, dhe me argumente të pamjaftueshme është munduar ta vazhdojë lejeqëndrimin e tij. Në Lyss të Zvicrës ka një dashnore, por ata nuk jetojnë nën një kulm të njëjtë.

Që nga viti 2013, ai është i varur nga ndihma sociale dhe nga mikesha e tij pranon ndihma financiare shtesë. Nga viti 2015, shtetasi gjerman është angazhuar në një program për punësim, por edhe më tej është me borxhe. Përpos kësaj, për shkak të kepërdrimit të dokumenteve zyrtare dhe autotargave, gjermani ka kryer vepër penale.

Gjykata administrative ka konstatuar se edhe pas dhjetë vitesh qëndrimi në Zvicër, shtetasi gjerman nuk ka mundur të integrohet në vend. Ai ka tërhequr mbi 120.000 franga ndihma ekonomike dhe perspektivën e tij për të gjetur punë e konsideron si „jo shumë të mirë“. Pa punë shuhet edhe e drejta e beneficioneve juridike, shkruan „Berner Zeitung“, përcjellë Shtegu.com.

Arsye të tjera për t`ìa vazhduar lejeqnëdrimin nuk janë të njohura. Nuk ka punë, nuk ka grua, nuk ka fëmijë, pra nuk është rast i rëndë. Marrëdhënia me dashnoren e tij, për Gjykatën „nuk është e përafërt me bashkëshortësinë në thelbin e saj“. Lidhja e tyre mund të funksionojë edhe nga distanca dhe përpos kësaj, dashnorja do të pensionohet edhe dy vite dhe ajo mund të zhvendoset në Gjermani.

Gjermani ka argumentuar se e ka humbur kontaktin me familjen e tij në Gjermani dhe atje do të mbetej rrugëve. Por, Gjykata zvicerane ka vlerësuar se ai në Zvicër ka ardhur në moshën 37-vjeçare dhe mund të kthehet në një mjedis të njohur dhe nuk do të jetë i vetmuar.

Si duket, nuk ka mundësi për riintegrim të tij. Përmes kontestit juridik, shtetasi gjerman e ka prolonguar dëbimin për vite me radhë. Termini i ardhshëm për tu larguar është paraparë deri më 26 shkurt të këtij viti. Vendimi gjyqësor nuk është i plotfuqishëm. (Shtegu.com)