15:33:57 2019-02-19
Shtatë shtetas shqiptarë janë dënuar javën e kaluar në Annecy të Francës, për trafikim të lëndëve narkotike. Atyre iu është shqiptuar dënim prej deri në nëntë vite burg, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com.
Për të evituar arratosjet e mundshme, Gjykata e Annecyt ka qenë shumë e vëzhguar gjatë seancës gjyqësore. Rreth pesëmbëdhjetë persona i kanë shqoëruar të akuzuarit nga burgu, ndërsa dymbëdhjetë policë i kanë pritur në hapësirat e gjykatës.
Duhet cekur se kjo nuk ka qenë hera e parë që ata ishin dënuar, pasi edhe nëpër shtete të tjerë europianë, ata tashmë kanë vuajtur dënim me burg për tafikim të lëndëve narkotike.
Prokuroria franceze ka kërkuar dhjetë vite burg dhe ata janë dënuar me burgim të rëndë, përcjell Shtegu.com. Nëntë vite burg për kreun e bandës, dy organizatorë të tjerë me nga tetë vite, ndërsa të tjerët prej dy der në pesë vite burg.
Bëhet fjalë për një aksion të policisë franceze, me £ rast u shpartallua grupi dhe u konfiskuan disa kilogramë drogë, rreth 30 mijë euro të holla të gatshme dhe disa armë.

