Dënohen dy karrocierë kosovarë për torturë ndaj kalit

Date:

22:26:40              2016-08-20

 

 

 

 

 

Tre karrocierë kuajsh kanë dalë para drejtësisë austriake pasi kishin keqtrajtuar një kalë me emrin „Belinda“. Ata e kishin tërhequr kalin e gjorë për veshë, për flokë dhe goditur me shqelma në stomak, duke dashur që ai të ngrihet nga toka. Shumica e kalimtarëve të rastit dhe turistët ishin shokuar nga kjo pamje, ndërsa ekzistojnë edhe video incizime për keqtrajtimin e kalit.

 

 

 

Disa nga kalimtarët e kishin lajmëruar policinë, e cila menjëherë ka arritur të ndërhyjë dhe të ndalojë torturën ndaj kalit të shtrirë. Para Gjykatës austriake, të enjten janë paraqitur dy kosovarë dhe një shtetas sllovak, të cilët kanë mohuar të kenë torturuar „Belindën“: „Unë nuk ngriti dorë nga ai i cili më ushqen“, ka pohuar njëri nga të akuzuarit, transmeton „Heute“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Një i akuzuar tjetër, ka pohuar se ka qenë e pazakonshme që kali të shtrihej në rrugë dhe të pushojë. Sipas një veterineri, kjo pamje është shumë e rëndë dhe tregon gjendjen e akute të lodhjes apo sëmundjes së kalit: „Kali është një kafshë që nuk shtrihet asnjëherë në asfalt“, ka deklaruar veterineri.

 

 

 

Gjykatësja i ka dënuar tre karrocierët me nga 800 euro dënim, gjysmën me kusht. Kjo do të thotë se gjysmën prej 400 euro duhet ta paguajnë menjëherë, ndërsa në rast të përsëritjes së veprës, duhet të paguajnë edhe gjysmën tjetër. Aktualisht, „Belinda“ është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...