Ja kush është babai i kampionit botëror, Shkodran Mustafit !!!
19:05:58 2016-06-12
Kujtim Mustafi rrjedhë nga një familje punëtorësh me prejardhje shqiptare dhe qysh si 17-vjeçar u bë prind. Aktualisht, ai është duke u përkujdesur për karrierën e djalit të vet, Shkodranit. Kampioni shqiptar i botës dhe pjesëmarrës në KE, përkudër të gjithave, ka mbetur vetëm edhe më tej modest, përpos një hobi luksoz, spjegon i ati.
Kujtim Mustafi vjen me një mercedes të zi në vendparkim. Sot, ai është dashur të zgjohet heret, pasi nga Bebra e deri në Frankfurt, duhet vozitur plotë dy orë. Me veturën e Kujtimit ndoshta udhëtimi zgjatë vetëm një orë e gjysmë, për të marrë pjesë në intervistë.
Afarizëm për te do të thotë përkujdesja për karrierën e djalit të vet. Ata i ndajnë vetëm 17 vite dhe ndoshta kjo është arsyeja përse lidhja e tyre është shumë e ngushtë. Familja vjen nga Gostivari, një qytet nga Maqedonia, i banuar kryesisht me shqiptarë. Gjyshi i familjes kishte ardhur në Gjermani duke u vendosur në Nordhessen.
Bebra ka 14 mijë banorë dhe çdokush e njehë Shkodranin. „Aty jetojmë tash e 37 vite dhe për ne asgjë nuk ka ndryshuar pasi edhe më heret na njihnin. Kështu është jeta në një qytet të vogël“.
Shkodran Mustafi u rritë një qytezë të vogël. Në moshën 14-vjeçare, në vitin 2006 ai u largua nga vendlindja, duke u vendosur në një internat futbolli në Hamburg, ku luajti deri në vitin 2009. Karrierën e filloi me shkuarjen e tij në Angli tek FC Evertoni, që përmes Sampdorias nga Gjenova të vendoset në FC Valencia. „Ai nuk ka ndryshuar qëkur është larguar nga shtëpia. Më vjen shumë mirë që po e mbanë këtë ritëm“, pohon babai për „Hessenschau“, njofton „Shtegu.com“. Nuk duhet larguar nga realiteti edhe përpos disa qidra mijëra eurosh në konto, kjo është një mjeshtri të cilën nuk e posedon çdo futbollist. „Por, ajo që nuk mund t`i hiqet nga mendja janë veturat“, vazhdon Kujtimi duke treguar poshtë nga vendparkimi. „Ai i do veturat dhe këtë gjë nuk mund ta fshehë“.
Me njërën nga shumë veturat e familjes Mustafi, ai do të shkojë në Francë për të shikuar KE. Deri më tash, babai dhe Mentori e kishin shikuar kampionin botëror vetëm përmes televizorit. Por, kësaj radhe ai do të jetë i pranishëm në stadion. Dhe, lëndimi i pafat i mbrojtësit Antonio Rüdiger, mund t`i japë rast Shkodranit që të jetë nënjëmbëdhjetëshen e parë. Për në fund, Kujtimi ka pranuar se gjatë ndeshjeve është shumë më i shqetësuar se i biri, por se një gjë të tillë nuk e tregon.