Ja ku e tymosin mishin e gjedheve shqiptarët në Zvicër
17:18:29 2017-12-27
Anton Hasani nga Grencheni i Zvicrës, ndalet me veturë para një ferme të vjetër, ballëpërballë Restorantit „Bären“ në Oberwil, zbret nga vetura e tij dhe ngritë një tenxhere të mbuluar me përmbajtje të errët në te. „Përshendetje, ke sjellur mish?!“, i dëshiron mirëseardhje klientit të vet zvicerani Beat Moser.
Në hapësirat e poshtme të lokalit të tij për tymosje, ai i ka të gjitha mjetet e nevojshme për të ushtruar profesionin. Antoni ka sjellur pjesë të pasme të mishit të lopës, të cilat pas tymosjes do t`i konsumojë si sallatë mishi, një ushqim tradicional për festa. „Me te e pimë edhe nga një gotë raki shtëpie“, spjegon Antoni me prejardhje nga Kosova.
Fermeri zviceran Beat Moser, e vendos mishin në vendin përkatës, në një temperaturë konstante prej 50 gradësh. Paraprakisht, ai ka hequr eshtrat e qengjit, që sa më shpejt të tymoset mishi i Antonit, që është vendosur në hapësirën për tymosje të shpejtë. Pas tymosjes së shpejtë në hapësirën e ngrohtë që zgjatë dy-tre javë, mishi mandej vendoset në hapësirë më të ftohtë për vazhdimin e tymosjes.
Por, Antoni nuk do ta presë përfundimin e procesit të tymosjes deri në fund: „Mishi i kuzhinës myslimane tymoset me një procedurë të përshpejtuar. Mishin do ta marr të premten“, ka vazhduar ai, përderisa eshtrat e qengjit i merr me vete dhe do t`i përdorë për supë.
Në hapësirën e fermës janë vendsour rreth 700 kg mish të llojeve të ndryshëm. Dyshemeja është rregulluar me të gjitha pajisjet e nevojshme për të realizuar procesin e tymosjes. Por, për të shkuar procesi mirë, varet edhe nga kushtet atmosferike jashtë lokalit.
„Tymosja e mishit është një zeje e vjetër dhe kërkon ndjenja. Kjo është ajo që të magjeps“, pohon 46-vjeçari Beat Moser për „Bieler Tagblatt“, përcjellë „Shtegu.com“. Zejen e ka mësuar nga i ati dhe për te është hobi më i dashur i tij.
Beat Moser punon për nevoja personale, por edhe për klientët e vet të shumtë. Për të tymosur një kilogram mish tek Moseri kushton 1,50 franga zvicerane. „Shumica e klientëve të mi janë të besimit islam. Ata vijnë edhe nga distanca më të largëta. Kam klientë që vijnë edhe nga Olteni“, ka theksuar Beat Moser.
„Para se mishi të tymoset, kleintët duhet personalisht ta përgatisin me kripë dhe metoda të tjera të nevojshme“, përfundon Beat Moser. (Shtegu.com)