Arrestohet shtetasi sirian me dokumente fallse maqedonase

59 Lexime

18:10:23               2016-09-26

 

 

 

 

 

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23.45, në Mönchengladbach të Gjermanisë, është arrestuar një shtetas sirian, i cili policëve iu është identifikuar si shtetas maqedonas. Sipas dokumentit që ua ka treguar, ai ka qenë shtetas maqedonas, shkruajnë mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Pas kontrollit më të hollësishëm të të dhënave të tij, policia ka vërtetuar se bëhet fjalë për një shtetas sirian, i cili ka qenë i njohur për policinë edhe me dy dokumente tjerë të rremë të identifikimit, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest për tu dëbuar nga Gjermania.

 

 

 

I arrestuari për momentin gjendet në paraburgim policor në Mönchengladbach, ndërsa për qëndrimin e mëtutjeshëm të tij në Gjermani do të vendosë Gjykata.