Para pak ditësh, Agjencia për refugjatë e OKB-së (UNHCR), ka lansuar fushatën „ëords Matter“ (Fjalët janë të rëndësishme). Në një video të saj, janë paraqitur aktorë prominentë, në mesin e të cilëve Colin Firth, Patrick Steëart dhe Cate Blanchett –, ish top modeli Helena Christensen, si dhe regjisorë e këngëtarë. Ata u kanë spjeguar shikuesve dallimin në mes të një migranti dhe një refugjati. Ai i cili e njehë dallimin misdis tyre, ai edhe e kupton domethënien e krizës me refugjatë.
„Një migrant e lëshon vullnetarisht vendlindjen e tij. Ai është në kërkim të një jete më të mirë, një shkollimi apo pune më të mirë. Migrantët mund të shkojnënë shtëpi kur të duan“, spjegojnë prominentët në klipin e UNHCR-it, shkruan „20 Minuten“, transmeton „Shtegu.com“. Nga ana tjetër, një refugjat „përpiqet të shpëtojë jetën e tij“. Refugjatët shpeshëherë kanë një udhëtim traumatik me barriera të shumta.
Është me rëndësi të kuptohet se refugjatët nuk mund të kthehen në vendlindjet e tyre. „Kjo mund të jetë rrezik për ta. Me të drejtën ndërkombëtare, ata kanë të drejtë në mbrojtje. Në këtë drejtim, atyre u takon e drejta që të mos deportohen menjëherë“, spjegon më tej videoja. „Ne duhet t`i trajtojmë migrantët dhe refugjatët me respekt. Atëherë ne jemi njerëz“, thuhet në porosinë e fundit.
Komisariati i UNHCR-it, të enjten ka informuar për rritje markante të shifrave të refugjatëve. Pritet që gjatë këtij, dhe vitit të ardshëm, në Europë të vijnë rreth 1,4 milionë refugjatë, përmes Detit Mesdhe. Një shumë e cila është për 550.000 persona më tepër se muaji shtator, të regjistruar nga UNHCR.
Më tepër se gjysma e refugjatëve, në muajin shtator janë regjistruar nga Siria. Nga Iraku dhe Afganistani janë regjistruar rreth15.000 persona, ndërsa rreth 10.000 kanë ardhur nga vendet ballkanike:Shqipëria, Serbia, Maqedoniq, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Mali Zi.

