Ja çfarë shkruante gazetarja e „Utrinski“ për ngjarjet e Kumanovës dhe involvimin e A.A.

38 Lexime

00:37:48                2016-09-25

 

 

 

 

 

 

Po që se lideri i BDI-së ka pasur njohuri për grupin që e ka kryer masakrën në Kumanovë, përse nuk e ka kryer obligimin e vet politik e qytetar?

 

 

 

Vallë, a do të ketë përfundim të agonisë të cilën qytetarët e Maqedonisë janë duke e përjetuar muajve të fundit? Kriza politike, bombat, ngjarjet e Kumanovës, spekulimet për një „të shtunë tjetër të zezë“, vetëm se paralajmërojnë flakërimin më të madh të skenarit, fundi i të cilit ende nuk është duke u parë, por i cili me siguri nuk do të jetë „i lumtur“.

 

 

 

Çështja ka shkuar deri atje sa që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në intervistën për TV Alsat-M deklaroi se ai dhe një pjesë e udhëheqësisë partiake, tërë vitin kanë pasur kontakte me grupin terrorist nga Goshinca dhe Kumanova. Dhe se tërë ditën e shtunë, kur në „Lagjen e Trimave“ zhvilloheshin aktivitete luftarake, ai ka negocuar me pjestarët e grupit të armatosur, për të cilët nuk përjashton faktin se janë „patriotë“ të harruar, të cilët sikur nuk kanë dëgjuar për Marrëveshjen e Ohrit. Dhe paramendoni, tërë ditën ka folur me dike, pa kërkuar që personi të identifikohej. Vetëm nga fundi i ditës, kur negociatat kanë qenë para përfundimit dhe kur në rrjetin telefonik ka marrë një anëtar tjetër të grupit, ai e ka zbuluar se bashkëbiseduesi i dytë ka qenë Muhamed Krasniqi, alias Komandant Malisheva. I pari mbeti i panjohur deri në fund.

 

 

 

Ahmeti bile ka pohuar se mu në momentin kur terroristët, përndryshe bashkëluftëtarë të tij nga viti 2001, kishin vendosur të dorëzohen, me gjakftohtësi kishn vrarë edhe dy policë maqedonas, pas gjashtë të vrarëve paraprakisht duke e mbrojtur shtetin nga grupe të armatosura. Shtrohet vetëm pyetja se në çfarë funksioni është duke u paraqitur Ahmeti, si komandant i UÇK-së apo si lider politik i cili vitin e kaluar nuk i nxorri nga goja BE-në dhe NATO-n. Pasi njëra me tjetrën nuk shkojnë.

 

 

 

Për rastin e Kumanovës janë shkaktuar shumë dyshime dhe dilema. Rrodhën shumë informata kontrovrese, por edhe MPB-ja ka dhënë shumë përgjigje konfuze dhe të gabuara. Por tani, pas këtij rërfimi të llojit të Ahmetit, çështja ka shkuar shumë larg. Si të quhet ndryshe momenti kur partneri kyç qeveritar, i cili udhëheqë me shtatë resorë, pohon se pothuajse një vit të tërë ka kontaktuar me grupin, shumica e të cilit kanë qenë bashkëluftëtarë të tij, ka pasur informata për planet e tyre, i ka bindur që të mos veprojnë, por pa sukses. Dhe sipas tij, këtu përfundon përgjegjësia e tërë e tij që e ka pasur. Ai pohon se nuk është pjesë e organeve të hetuesisë që ta dijë se ku kanë qenë ata para se të vepronin, apo ta dijë se si e kanë kaluar kufirin dhe se si janë „infiltruar“ në qendër të Kumanovës.

 

 

 

Për te tani është me rëndësi që të sigurohet gjykim i drejtë për ish bashkëluftëtarët e vet, sipas standardeve ndërkombëtare, të cilët vranë tetë policë maqedonas, për të cilët Ahmeti harroi të shprehë ndonjë gram të ngushëllimeve. Njëjtë sikur me rastin „Monstra“, ai e thekson nevojën që në proces të sigurohen standarde ndërkombëtare dhe organe ndërkombëtare të hetuesisë, të cilët do të siguruakan proces transparent.

 

 

 

Shkruan:

Tatjana Popovska

Gazeta „Utrinski Vesnik“ e datës 15 maj 2015