Djaloshi shqiptar që u bë arbitri i parë në Gjermani me prejardhje migrimi

55 Lexime

22:19:20              2016-09-24

 

 

 

 

 

Që në fillim të këtij viti, shqiptari Besmir Rexhmati ka pranuar licencën e tij për refer. Që kjo të bëhet edhe më e pazakonshme, duhet shtuar edhe faktin se ai në Gjermani ka ardhur vetëm para 15 muajve. Besmiri është i angazhuar nga FC Galaxy dhe llogaritet si referi i parë i rrethinës Steinfurt me prejardhje migranti.

„Futbolli do të kuptohet në gjithë botën, pasi është një gjuhë universale“, është i bindur shefi i FC Galaxy Steinfurt, Ali Pish Been, i cili pohon bindshëm se Besmiri do ta ketë shumë lehtë ta ndajë drejtësinë në fushën e gjelbër.

Besmir Rexhmati, sapo i ka mbushur të tetëmbëdhjetat dhe llogaritet si arbitri i parë në rrethinën Steinfurt të Gjermanisë me prejardhje refugjatësh. Para 16 muajsh ai kishte ardhur si i mitur dhe i vetëm në Gjermani, duke gjetur vendlindjen e vet sportive tek FC Galaxy. „E dua futbollin dhe dua të angazhohem në këtë drejtim“, spjegon Besmiri përse në muajin prill kreu trajnimin si arbitër, për të përditshmen „Westfalische Nachrichten“, përcjellë „Shtegu.com“.

Edhe pse tashmë tinejxheri shqiptar e flet mirë gjermanishten, mësuesi i tij për trajner Christian Schmees ishte skeptik se Besmiri do të mund të tejkalojë barrierën e gjuhës, Mirëpo, pritjet e tij nuk u realizuan dhe ishin të paarsyeshme: „Ne i dhamë pak kohë, pasi ende nuk i kuptonte gjërat, por provimin përfundimtar e kreu shkëlqyeshëm“, ka deklaruar Schmees duke e prezantuar kolegun e tij të ri dhe duke e pajisur me certifikatë të klasit të parë.