Izet Mexhiti: Çairi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi

Date:

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes Fushë Topanë, ku është pritur nga familja Ramadani. Gjatë vizitës, Mexhiti vlerësoi mikpritjen tradicionale shqiptare dhe diskutoi me qytetarët për sfidat dhe mundësitë e reja që i ofrohen komunës

 

Sipas tij, bashkëpunimi mes qeverisë dhe pushtetit lokal ka krijuar një klimë të favorshme për investime dhe projekte zhvillimore, të cilat, siç tha, më parë nuk ishin të mundshme.

 

“Ndryshimet po ndjehen çdo ditë nga qytetarët, dhe kjo tregon se Çairi po lëviz përpara,” deklaroi Mexhiti.

 

Ai shtoi se përfshirja aktive e qytetarëve në vendimmarrje është thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

 

“Çdo derë që hapim në Çair tregon të njëjtën gjë: njerëz që duan zhvillim për vendin e tyre dhe që sot e kanë më afër se kurrë,” tha ai.

 

Mexhiti theksoi se dëgjimi i kërkesave dhe ideve të qytetarëve do të jetë bazë e politikës së tij, duke e cilësuar këtë si “fryma që na udhëheq përpara”.

 

Përndryshe, Mexhiti ka vizituar edhe Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit” ku është nisur zbatimi i mësimit në një ndërrim të vetëm. Ky është fillimi i transformimit të arsimit në Çair, drejt standardeve europiane.

 

Me këtë,Mexhiti ka potencuar: „Synojmë që fëmijët të kenë mësim më cilësor, orë interaktive e projekte, më shumë hapësirë për sport e kulturë, si dhe një ambient të sigurt e motivues. Prindërit të kenë kujdes dhe siguri të garantuar, më pak stres dhe planifikim më i mirë i ditës, komunikim të rregullt e transparent me shkollën. Si dhe mësimdhënësit kenë trajnim për metoda bashkëkohore, përdorim të mjeteve digjitale, organizim të qartë të ditës së punës dhe mbështetje për zhvillim profesional.

 

Me modelin pilot që kemi nisur sot, do të ecim me një kalendar të qartë për ta shtrirë këtë sistem në të gjitha shkollat e Çairit. Brenda katër viteve, synimi ynë është që çdo shkollë fillore në komunën tonë, të funksionojë me një ndërrim dhe me mësim të plotë ditor.

 

Ky është premtimi ynë, dhe rruga jonë drejt një Çairi modern dhe europian.

 

Urime 1 shtatori!“, ka përfunduar Mexhiti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...