Ish tenistja numër një në botë e shqetësuar për refugjatët

Date:

Njëra ndër tenistet më të suksesshme në botë, Steffi Graf (46), njëherit edhe themeluese e Fondacionit „Children for Tomorrow“ e cila përkujdeset për fëmijët e traumatizuar, është e brengosur me fluksin e vazhdueshëm të refugjatëve.
„Janë persona të cilët largohen nga vendet e veta për shkak të kushteve të rënda, apo i dërgojnë fëmijët e tyre, për shkak të rrethanave aq të këqija, sa që jeta e tyre është në rrezik, por jo gjithmonë ata pranohen“, ka deklaruar ish tenistja numër një në botë, për revistën për femra, „Tina“. Situata i kërcënon organizatat ndihmëse që të stërngarkohen. Lista e pritjes e fondacionit të saj është shumë e gjatë.
„Ne kishim aq shumë fëmijë nga Afganistani, Siria dhe Afrika, para dramës së refugjatëve në Mesdhe, sa që nuk mund të arrijmë të përkujdesemi për të gjithë“.
Fondacioni „Children for Tomorrow“ sipas të dhënave të saj, përkujdeset për projekte në Hamburg, në Kosovë, në Eritrea dhe Ugandë. Bashkëpunëtorët e fondacionit përkujdesen për shërimin e dhembjeve shpirtërore, të cilët fëmijët i kanë fituar gjatë luftës, dhunës, zhvendosjes apo humbjes së familjes.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...