Isa, a po do edhe një nuse me ta gjet!

Date:

03.12.2019

NGA: KIMETE BERISHA

Ty a të erdh dita me çu kry‘, me qitë kajde, jo po du kështu, jo tash po du kështu.
Jo tash valla po du kështu.
Se t’kemi hasret ty e paska mbet e ardhmja e Kosovës n’ty, nëse ti (aman) pranon me na mëshiru.

Hiç, asnjë dëshirë s’ta kisha plotësu.
Bëhu vetë President mbasi je kaq ‚car‘, tuj e ditë veten se s’të do kush veç ju ke ra hise LDK-së e i more në qafë rininë (bashkë me atë gorillën e Podujevës).

Me juve Hashimi ka lu qysh ka dashtë, mos shitni mendë, plus ka shkru libër kundër Rugovës, e sa herë ka pas kohë të lirë ua ka plotësu dëshirën ’nekrofile‘ me ua vizitu varrin e Rugovës.

Ju më shumë s’doni, veç me ua vizitu varrin e Rugovës, se çelësi i ardhërisë suaj është varri.
Dhe planprogrami juaj i vetëm për të ardhmën e Kosovës është varri i Rugovës.

Po qesh bota me juve.
Ju, shkoni aq larg në çmenduri sa festoni ditëlindjet e të vdekurve.
Plus hujiteni nëse nuk u bashkangjitet krejt Kosova në festë.

Lë bre allaile. Njerëzit nuk shkojnë te varri i prindërve të tyre, sidomos shqiptarët që shquhen për ‚antipati‘ ndaj varrezave, që për syreta i vizitojnë veç për Bajram.

Ju njohim, të gjithëve Ju njohim.

Kem mbajtë ymyd që ndryshimi vjen prej VV, se sa për ty të njohim, a ka punë e keqe në të cilën s’keni qenë pjesëmarrës.

Hashimi bile ka ‚luftu‘ nëse jo me pushkë, me fjalë…po ti, ku e more ti gjithë këtë karasevdallak, me qitë kushte, me qitë shkelma…e m’u lazdru.

Ju a po e kuptoni se s’jeni interesant, mjafton edhe tri-katër ditë zhagitje e marrëveshjes dhe harroheni.

Ka kush e do Kosovën pa kushte./bota sot

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...