Irani dhe Arabia Saudite ekzekutojnë edhe adoleshentë

Date:

23:33:24              2019-05-03

 

Sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, në Iran janë ekzekutuar dy 17-vjeçarë, pa një proces të rregullt gjyqësor. Djelmoshat ishin akuzuar për grabitje dhe përdhunim. Njëri prej tyre vijonte një shkollë speciale, ndërsa gjykata nuk e ka marr parasysh gjendjen e tij psikike dhe as që e ka testuar, tha një zëdhënëse nga zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut. „Unë jam e tmerruar“, ka thënë të premten komisionerja e lartë për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet. Sipas OKB-së, gjithashtu në Arabinë Saudite, së fundmi janë ekzekutuar tre të mitur.

Të rinjtë iranianë Mehdi Sohrabifar dhe Amin Sedaghat, të cilët ishin arrestuar në moshën 15 vjeçare, kanë pohuar për keqtrajtim në paraburgimin policor dhe se kishin qenë të detyruar të pranojnë gjëra të pavërteta, ka deklaruar më tej zëdhënësja e OKB-së. As avokatët e tyre, e as prindërit e tyre nuk janë informuar paraprakisht në lidhje me ekzekutimin e 25 prillit në Shiraz, në jug të vendit. Ekzekutimi i të miturve është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve që e ka nënshkruar Irani, tha Bachelet.

Fondi i Fëmijëve UNICEF, gjithashtu ka raportuar se tre të mitur janë ekzekutuar edhe në Arabinë Saudite. Aktgjykimi ishte zbatuar më 23 prill, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Shtegu.com. „Kjo është një shkelje e qartë e të drejtave të fëmijëve“, kanë deklaruar nga UNICEF-i të premten. Detajet të mëtutjheshme për tri rastet nuk u përmendën.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"