Betejë e vërtetë për një austriake në mes njëzet e pesë shqiptarëve e turqve në Austri
23:04:06 2019-05-03
Katërmbëdhjetë të çara në buzën e sipërme dhe të poshtme, nofulla e majtë e lënduar, një sy i kaltërt, një tronditje dhe katër dhëmbë të dëmtuara. Ky është bilanci brutal i një zënke mes shqiptarëve dhe turqve në Baggersee të Regaus. Megjithatë, e gjithë kjo vetëm nga një viktimë, një grua 20-vjeçare nga Attnang-Puchheim.
Hetimet janë ende në vazhdim, por policia austriake dyshon në një zënkë në mes 25 shqiptarëve dhe turqve, ë cila ishte zhvilluar të shtunën në ora 20 në Regau. Një austriake 20-vjeçare nga Attnang-Puchheim, e cila është në lidhje me një shqiptar, sipas fjalëve të saja, ka qenë pikënisja e një „lufte“, duke rrëfyer për „Krone“: „Në muajin mars, nga një turk që e njihja qysh si fëmijë, huazova 100 euro. Dy javë më vonë, e postova një fotografi të shokut tim në Snapchat. Që atëherë, ai më ka bërë presion për shkak të parave. Unë dyshoj se ai ishte xheloz „, transmeton Shtegu.com.
Turku i ri thuhet se e ka ndjekur disa herë austriaken. Më 27 prill, më në fund filloi zënka të cilëan ajo e përshkruan në këtë mënyrë: „Më ka ndjekur përsëri. Unë e thirra mikun tim. Me vëllain dhe kushëririn e tij, ne shkuam prej Baggersee në Regau, për të shkuar me qentë e mi. Kur u kthyem, tetë deri në dhjetë djem dolën nga dy veturat dhe na sulmuan“.
Dyshohet se turku e ka goditur austriaken me një dërrasë, ndërsa ajo e ka humbur vetëdijen: „Sapo u zgjova, më goditi me shqelma në kokë. Në spital më kryen 14 qepje. Unë nuk mundem të dal më jashtë pasi kam frikë nga ai djalë“.