Inva Mula më 5 shtator mban koncert në Palermo kushtuar Nënë Terezës

Date:

Sopranoja me famë botërore Inva Mula do të mbajë një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj.

Koncerti “Nëna Arbëri” do të mbahet më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi.

Së bashku me sopranon Inva Mula do të jenë edhe artistë të njohur shqiptar dhe italianë që do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko shprehet se ky koncert organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“‘Nëna Arbëri’, një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të sqj. Më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi, sopranoja Inva Mula së bashku me artistë të njohur shqiptar dhe italiane do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast. Ky është një koncert që organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, thekson Majko./atsh/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...