Imami shqiptar nga Berna: Përgjegjësit për sulmet në Paris janë njerëzit e sëmurë

Date:

Imami shqiptar nga Berna e Zvicrës, Mustafë Memeti ka deklaruar se për sulmet terroriste në Paris përgjegjës janë „njerëzit e sëmurë“. Myslimanët duhet të luftojnë kundër terrorit.

 
Në një intervistë dhënë të përditshmes zvicerane „20 Minuten“, ai ka akuzuar sulmet terroriste në Francë duke pohuar se këto sulme nuk janë kryer në emër të religjionit. „Këta njerëz janë njerëz të sëmurë, të cilët popullatën myslimane në Zvicër po e sjellin në vështirësi. Ata po e përcjellin një imazh të gabuar, gjoja se Islami është një fe e dhunshme, por religjioni i vërtetë nuk vret njerëz. Duhet të gjejmë një koncept për të luftuar radikalizimin dhe ekstremizmin“, ka pohuar Imam Mustafë Memeti, për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com.

 
Me këtë, ai iu ka bashkuar shumicës së popullatës islame në Zvicër, të cilët i kanë gjykuar ashpër sulmet terrosriste. Nga ana tjetër, ka pasur edhe simpatizantë që i kanë përshëndetur aktet e dhunshme në Paris. Për shembull, njëfarë Samir K. në faqen e Këshillit qendror islamik të Zvicrës (IZRS) në Facebook, ka shkruar: „Jam tepër i pikëlluar. Kurrqysh nuk mund ta qetësoj vetveten. Tërë ditën po qaj. Vetëm 140…“. Pas reagimeve të shumta të komentuesve të tjerë të zemëruar lidhur me këtë shkresë cinike, ai më tej ka shkruar: Do të vazhdojmë me sulme të tilla, përderisa shtetet perëndimore të mos tërhiqen nga Lindja e Afërt.

 
Almedina K., sipas profilit të saj në Facebook, një myslimane me vendbanim në Cyrih dhe me prejardhje nga Ballkani, i ka festuar aktet e dhunshme në Paris njësoj siç i kishte festuar sulmet e njëmbëdhjetë shtatorit në SHBA. Nëpër rrjete sociale, ajo kërkon një „luftëtar luan“ dhe dëshiron të vdesë „si martire“ në emër të Zotit.

 

 

Këshilli qendror islamik në Zvicër, i referohet qëndrimit të tij të publikuar më 13 gusht 2014, me të cilin ai distancohet nga çdo lloj dhune. Pas sulmeve të Parisit, nuk është publikuar ndonjë komunikatë e re, ndërsa Qazim Ylli, zëdhënës i Këshillit ka deklaruar: „Kjo komunikatë vlen për të gjitha sulmet“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...