De Biasi e lutë Albianin t`i bashkohet Shqipërisë
Sot (e hënë), Albian Ajeti do të luajë për reprezentacionin zviceran U21 kundër Anglisë. A do të mund ta mbajë për vete Zvicra sulmuesin e FC Baselit?
Gianni de Biasi nuk i lë përpjekjet për ta sjellë Albian Ajetin në radhët e Kombëtares shqiptare. Para pak kohësh, seleksionuesi shqiptar e kishte kontaktuar personalisht lojtarin! „E pranova një mesazh nga ai, duke më pyetur se si po kaloj dhe nëse mund ta paramendoja të luaj për Shqipërinë“, ka rrëfyer për „Blick“, Ajeti, njofton „Shtegu.com“.
Por, De Biasi është duke pritur kot në një përgjigje eventuale pozitive, pasi Ajeti ka deklaruar: „Ende është gjithçka e hapur“. Tashmë i vëllai është duke luajtur për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se edhe ai do të aktivizohet për shqiponjën dykrerëshe, vazhdon „Blick“ më tej. Për te është shumë e qartë se njeriu nuk mund të fitojë çdo ditë rastin që të marrë pjesë në një Kampionat Europian, por kjo nuk e brengos edhe aq shumë.
Për momentin në fokus është ndeshja e sotme kualifikues e U-21 kundër reprezentacionit të Anglisë, në Brighton.
Mbetet e paqartë nëse 18-vjeçari do të paraqitet në njëmbëdhjetëshin e parë, pasi mund të ndodhë që trajneri të aktivizojë sulmuesin e YB, Haris Tabakovic?
Por, të gjitha statistikat flasin në të mirë të Albianit, pasi në shtatë ndeshje, ai ka asistuar tre herë, ndërsa ka shënnuar katër gola. E gjithë kjo dëshmon se sa i rrezikshëm është ai. Kontrata e tij me FCB së shpejti pritet të vazhdohet. „Do të vijë edhe koha ime, bile edhe për Kombëtaren A zvicerane, pasi kam besim në vetvete, përndryshe, nuk do të filloja me futboll“, ka përfunduar Ajeti.