Në Han të Elezit arrestohen 3 të dyshuar për terorrizëm

Date:

Drejtoria Kundër Terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës dje ka arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm.

Sipas policisë, të dyshuarit janë prangosur  në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasiqë në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizimin e këtij të fundit  janë intervistuar tre (3) të dyshuarit dhe gjithashtu si vazhdimsi e hetimeve më urdhër të prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve” thuhet në një njoftim të policisë.

Poashtu bëhet e ditur se gjatë bastisjes në këto dy lokacione janë gjetur dëshmi relevante të cilat ndërlidhen me rastin dhe gjithashtu  ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...