I vjedhin çantën me pasaportë, kosovari kthehet në Aeroportin e Prishtinës sërish në Gjermani
Screenshot
Për shkak se gjatë fluturimit të tij ishte viktimë e një vjedhjeje, pasditen e së enjtes një kosovar 46-vjeçar ka mbetur i bllokuar në aeroportin Allgäu të Gjermanisë.
Burri, i cili jeton në Nordrhein-ëestfalen, fillimisht në mëngjes mori një fluturim nga Dortmundi për në Prishtinë, shkruan „all-in.de“, transmeton portali Shtegu.
Gjatë këtij fluturimi, një pasagjer i panjohur ia ka vjedhur çantën, ku ndër të tjera ndodhej edhe pasaporta e 46-vjeçarit.
Pa pasaportën e tij, burri megjithatë nuk u lejua të hynte në Prishtinë dhe u kthye në Gjermani me aeroplanin tjetër, duke përfunduar përfundimisht në Memmingen, ku raportoi vjedhjen.