I riu nga Maqedonia shkakton aksident në Zvicër

Date:

Edhe një herë, një verimaqedonas i ri në Kantonin e Cyrihut, është përplasur me një veturë me fuqi të lartë kuajsh. Kjo është përplasja e dytë e këtij lloji brenda disa ditësh.

Kanë kaluar vetëm pesë ditë nga aksidenti i tmerrshëm në të Dietikon ZH të Zvicrës. Gjatë kësaj, lëndime të rënda kanë pësuar një nënë 42-vjeçare dhe vajza e saj katërvjeçare, pasi një BMË dhe Ford Focus u përplasën natën e së shtunës.

Në Effretikon ZH tani ka ndodhur një aksident i ngjashëm, shkruajnë mediat zvicerane, informon Shtegu.com. Siç shkruan policia kantonale e Cyrihut, një verimaqedonas 19-vjeçar ka qenë duke drejtuar BMË rreth orës 12:35, në rrugën Kemptthalstrasse drejt autostradës, kur vetura papritmas del në anën e kundërt dhe godet një furgon.

Vozitësi 54-vjeçar tentoi ta shmangte përplasjen, por pa sukses. Për fat të mirë, askush nuk u plagos në aksidentin në Effretikon, me gjithë goditjen e ashpër. Sidoqoftë, dëmet materiale vlerësohen si të mëdha. Për shkak të aksidentit, Kemptthalstrasse është dashur të mbyllej dhe trafiku të devijohej.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...