Aksident i rëndë në Gjermani, lëndohen pesë shqiptarë
Gjatë një aksdenti që u shkaktua të martën në Holzhausen të Gjermanisë, janë lënduar gjashtë persona. Sipas policisë, gjashtë persona u lënduan në aksidentin e rëndë mes Holzhausenit dhe Rothëesten, tre prej të cilëve seriozisht. Sipas vlerësimit të parë të mjekëve të emergjencës, nuk përjashtohet mundësia që lëndimet të jenë kërcënuese për jetën. Të lënduarit janë dërguan në spital.
Sipas hetimeve fillestare, njëri prej automjeteve, një Ford Transit me rimorkio, ishte duke qarkulluar në drejtim të Holzhausenit, kur u përplas me një minibus që po vinte nga Göttingeni. Pas arritjes së ekipit të shpëtimit, është dashur të lirohen ng ngujimi dy persona të bllokuar në automjet.
Pesë nga gjashtë personat e plagosur janë nga Shqipëria, të cilët aktualisht janë duke punuar në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com. Ata janë të moshës midis 23 dhe 41 vjeçe.
Më i riu prej tyre e ka drejtuar Ford Transitin, i cili u përplas me Fiat Ducaton e një 54-vjeçari nga Fuldatal. Në aksident, dy vozitësit dhe 41-vjeçari i Tranzitit, i cili ishte hedhur nga makina gjatë goditjes, u plagosën rëndë dhe më pas u dërguan në spitale me një helikopter shpëtimi.
Tre të plagosurit të Tranzitit u dërguan gjithashtu nga ambulanca në spitalet në Kassel, Göttingen dhe Hofgeismar.