Labinot Tahiri, heroi modern i humanitetit

Date:

12:12:25         2016-01-17

 

 

Pas abuzimeve me fondet e luftës dhe solidaritetit, pas abuzimeve me taksat e popullit dhe pas zhytjes në korrupsion dhe jo llogaridhënie nga pushtetarët e çdo ngjyre në Kosovë, me një formë të re dhe besnike, u shfaq dhe po shkëlqen përditë e më shumë këngëtari humanist Labinot Tahiri, duke lënë prapa abuzuesit, plëngprishësit, shtet ngrënësit dhe profiterët e pangopshëm në fatkeqësinë e popullit.

Ka kohë Labi, i prekur nga njerëzit në nevojë, me përkushtim i është qasur solidaritetit me të sëmurët, me të varfrit dhe me të pastrehët. Ai tashmë është bërë një prijetar i miqve të tij solidarë dhe veprat e tij, tashmë po shtohen dhe, për pak vite, është vështirë të numërohen. Duke qenë vetë solidar, i dalë po ashtu nga një familje solidare,me besnikërinë e tij, me transparencën e shpejtë dhe të argumentuar, si një lokomotivist me kondicion, po ia shton vagonat trenit të solidarësisë kombëtare. Atij treni pikërisht për shkak të shpirtit të hapur të Labit po i ngjiten shqiptarët brenda e jashtë atdheut. Aksionet humanitare të Labit po e forcojnë ndjenjën e solidarësisë te shqiptarët, të cilët, edhe ashtu ishin solidarë në rrethana të caktuara, madje edhe me solidaritetin më sublim si ishte aksioni human e kombëtar i pajtimit të gjaqeve, i prirë nga profesor Anton Çetta. Kur ka kush iu prin sinqerisht shqiptarëve, është dëshmuar shumë herë, ata nuk hezitojnë për të dhëne të mira nga vetvetja.

Ta kujtojmë historinë më të vonshme të solidaritetit tonë.

Filloi me të madhe me rastin e ngujimit të minatorëve në Trepçë dhe në minierat tjera të Kosovës. U vazhdua me rimëkëmbjen e Radiotelevizionit të Prishtinës. Pastaj me ndihmat për punëtorët e përjashtuar nga puna nga administrata e dhunshme serbe. Ndihmë pas ndihme.U themeluan fonde solidariteti edhe në Evropë nga vetë mërgimtarët e vjetër dhe të rinj, të cilët nga varfëria dhe përndjekjet politike morën botën në sy. U themeluan edhe fonde për luftë çlirimtare.Le t’i kujtojmë fondet „Vendlindja thërret“, Ta ndihmojmë Drenicën, Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës dhe 3%-shin e Qeverisë në Ekzil të Kosovës. U konsumuan këto fonde, u zhvillua lufta e cila rezultoi më lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por u ndërruan shumë qeveri dhe historitë e këtyre fondeve dolën të komprometuara. Megjithëkëtë, shqiptarët e mërguar, nuk reshtën të ndihmojnë familjet e veta dhe të investojnë në Kosovë, me gjithë abuzimin shtetëror, me gjithë vënien e haraçit të bandave kriminele. Të gjitha këto bënë që edhe solidariteti të bie. Arsyeja ishte e qartë: abuzimi me fonde, abuzimi me djersën e mërgimtarit dhe mos transparenca për fondet e bëra rrush e kumbulla, pas asnjë përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre, pa asnjë llogaridhënie para donatorëve.

Labinot Tahiri, heroi modern i humanitetit, tash po i mbledh zemërbardhët rreth vetes. Donatorët duan emrin dhe mbiemrin e njeriut besnik. Dua transparencën dhe falënderimin shpirtëror, e jo përbuzjen. Ata po i besojnë Labit të madh se po u jep llogari për çdo cent duke ua kthyer shpresat të sëmurëve, duke iu dhënë krah të varfërve, duke mbrojtur të pastrehët. Nëse vazhdon kjo transparencë dhe veprimtari e Labit, solidariteti i shqiptarëve nuk do të mungojë si deri tash. Pri Lab e mos u ndal. Punë e mbarë të qoftë!Rrnofsh!

Shkruan : Faruk Tasholli/Ferizaj Press

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...