Paraburgim për Arditin, i dyshuar në vrasjen e Leartit

Date:

17:08:19       2016-01-05

 

 

Gjykata Themelore Shkupi 1, i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor 20-vjeçarit Ardit Ame, i dyshuari kryesor në vrasjen e Leart Ademit dhe plagosjen e shokut të tij, Edis Fakiç. Gjykatësi hetues, pas shqyrtimit të fakteve dhe dëshmive të dorëzuara nga prokurori, ka sjellë vendimin për shqiptimin e masës përkatëse. “Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, gjatë mbrëmjes së hënë u sollë personi A.A i dyshuar për kryerjen e veprës ‘lëndime të rënda trupore me pasojë vdekje’ nga neni 131 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, në bazë të së cilës Prokuroria e Shkupit dha propozimin për shqiptimin e masës së paraburgimit për 30 ditë”, thuhet në njoftimin për media nga Gjykata Shkupi. Ashtu siç mëson gazeta KOHA, dëshmia kryesore e cila ka ndikuar në shqiptimin e kësaj masë, ka të bëjë me ballafaqimin e të dyshuarit me personin e plagosur, Edis Fakiç. Ky i fundit ka konstatuar se dorasi i vrasjes është pikërisht Arditi. Përpos motivit banal, arsyet tjera për këtë tragjedi ende mbeten enigmë. Në ndërkohë, MPB në raportin e së ditës së hënë tregon se Arditi, viktimën e kishte goditur tre herë me thikë – dy në gjoks dhe një në stomak, ndërsa Adisin në vesh. “SPB Shkup ka parashtruar padi penale kundër A. A (19) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ‘lëndim të rëndë trupor me pasoja vdekje’, në bazë të së cilës nga ana e gjykatësit të procedurës së mëhershme i është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 (tridhjetë) ditëve. I padituri më datën 03.01.2016 rreth orës 19.00 në rrugën ‘Resenska’, gjatë një debati të ashpër, me thikë ka therur tre herë në pjesën e kraharorit dhe barkut L. A, ndërsa E. F e ka goditur në pjesën e veshit të majtë. L. A është dërguar në SPQ ‘Shën Naum Ohridski’, ku është konstatuar vdekja, ndërsa E. F pasi i është ofruar ndihmë mjekësore, është lëshuar në shërim shtëpiak”, thuhet në raportin e policisë, duke shtuar se arma me të cilën është kryer vrasja, nuk është gjetur akoma. I ndjeri Leart Ademi është djalë i gazetarit të redaksisë së sportit në RTVM. (Koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...