Pasditen e së dielës (12 shkurt 2023), oficerët e policisë federale gjermane në aeroportin e Dyseldorfit, si pjesë e një kontrolli të rastësishëm në dalje në një fluturim për në Barcelonë/Spanjë, identifikuan një shqiptar 44-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet irlandeze kishin lëshuar një urdhërarrest për burrin në prill të vitit të kaluar, për krime të lidhura me drogën. Por kur u kontrolluan gjurmët e gishtave të të dyshuarit në komisariatin federal, rezultoi se i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për 26 vite, për vrasje me detaje të ndryshme personale.
Sipas këtyre, i dënuari mësohet se në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri një shqiptar. Urdhri i arrestit iu hap nga policia federale, transmeton portali Shtegu. Më pas ai i është dorëzuar organeve të drejtësisë për të kryer procedurat e ekstradimit.

