Histori suksesi e Nazlie Luzhës në SHBA

284 Lexime

Një histori tjetër suksesi na vjen nga Massachusettsi i SHBA-ve, ku një bashkatdhetare nga Begraca po shënon suksese të konsiderueshme në profesionin e saj. Në të vërtetë, Nazlie Luzha udhëtoi në këtë shtet të largët tre vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës si nëntëvjeçare. Pas përfundimit të shkollës fillore, Nazlia filloi të interesohet se si do ta vazhdojë karrierën e saj. Në këtë mënyrë, ajo e kreu një kurs për shitblerjen e patundshmërive.

Tani ajo është pajisur me lejen përkatëse për të ushtruar këtë profesion dhe rregullisht ndihmon e ndërmjetëson në blerjen e shtëpive për familjet amerikane, informon portali Shtegu. Kompania ku ajo punon quhet „Century 21 CELLI“. Me këtë kompani Nazlia do të punoj një vit, që më pas të udhëheqë me kompaninë e saj personale „Realtor Nazlie Luzha“.

Nazlia në SHBA i ka edhe nënën, vëllezërit dhe motrat, ndërsa babai i vdiq në vitin 2009. Ajo është nostalgjike për vendlindjen e saj, Begracën, të cilën e vizitoi në vitin 2021 dhe gjatë këtij viti do ta vizitojë sërish.