I digjet restoranti, familja kosovare hapë sërish lokalin

Date:

Charlotte, i biri Jon dhe Joni Kryeziu në restorantin e ri

 

15:31:23         2016-01-10

 

 

Në tregun e Neustadtit në Gjermani, kosovari Joni Kryeziu të premten ka hapur një piceri.

 

 
Lokali i vogël në hyrje të tregut historik në Neustadt, para dy vitesh ishte djegur në mënyrë dramatike. Prej atëherë dyert e lokalit kanë qenë të mbyllura. Pronarët e rinj, familja Kryeziu, e cila deri në verën e vitit 2013 e kishte menaxhuar këtë lokal, të premten ka hapur picerinë e re.

 

 
Në lokal do të shërbehen njësoj si më parë, një sërë specialitetesh italiane. „Të gjitha i bëj të freskëta“, ka deklaruar Joni Kryeziu, i cili me prejardhje është nga Kosova dhe i cili që nga vitit 1995 punon në gastronomi në Gjermani. Në atë kohë, ai kishte mësuar recetën e kushinës italiane në një restorant në Eisenberg. Përbërësit kryesorë të kësaj kuzhine, ai i porositë nga një tregtar i profesionalizuar në Bamberg, ka spjeguar kosovari për „otz.de“, njofton „Shtegu.com“. Para hapjes solemne të restorantit, pronarët kishin investuar në rinovimin dhe modernizim të gjerë, para së gjithash në kuzhinë si dhe në tualetët e vizitorëve.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...