Gruaja e “kujdesshme”, e lan laptopin me ujë e detergjent!
09:25:16 2016-01-11
Në një video që është plasuar në rrjetet sociale, shihet një grua që lan kompjuterin me detergjent dhe ujë.
Pasi e fërkon me shpuzë, ajo e vë në rrjedhën e ujit, që të shpëlajë pajisjen teknologjike, transmeton Telegrafi.
Vetëm shikoni fytyrën e burrit, kur sheh lloptopin e varur në litar, që është lënë të thahet.
Kjo sekuencë komike, duket se është pjesë e ndonjë filmi nga Bolivudi. /Telegrafi/